Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se që nga 4 shtatori në pikat kufitare për të hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia, janë vendosur gjithsej 17.090 stikersa në targat e automjeteve.
Sipas komunikatë së MPB-së, më së shumti stikersa janë vendosur në Zveçan 932, Zubin Potok 669.
“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 17.090 stikersa për targa”, thuhet në njoftim./arbresh.info/.
Vendosja e mbulimi të simboleve shtetërore në targat e automjeteve që hynë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas është rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel më 31 shtator, në bazë të së
cilës ishte paraparë edhe heqja e Njësisë Speciale nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak si dhe largimi i protestueseve serbë dhe barrikadat e vendosura nga ta./arbresh.info/
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...
Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ...
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...