Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se me mbi 100 milionë euro për kët ministri të ndara në buxhetin për vitin 2022, tregojnë përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë mandatit synohet rritja e buxhetit për FSK-në deri në 2% të Bruto Produktit Vendor.
“Miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milion euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3% të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit aktual të arrijmë në 2% , sipas standardit të përcaktuar të NATO-s.
Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore”, ka shkruar Mehaj./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar