Mbi 10 mijë aplikime për të votuar jashtë shtetit, rreth 800 aplikacione të dyshimta

14:42 | 18 Gusht 2021
A Z

Sonte deri në mesnatë është afati për t’u regjistruar si votues jashtë shtetit për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë.

Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së njoftoi se deri më tani numërojnë 10 mijë e 638 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë shtetit, ndërsa prej tyre 9 mijë e 652 aplikacione janë të aprovuara.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së KQZ-së u diskutua çështja e hetimit të disa rasteve që janë cilësuar si të dyshimta.

Anëtari i PDK-së në këtë komision, Arianit Elshani, deklaroi se janë evidentuar disa raste të rreth 800 personave prej 800 emaileve që janë dorëzuar në KQZ përmes emailit.

“Për KQZ-në janë të dyshimtë, nuk janë kredibile dhe janë një tendencë ndoshta për manipulimin e zgjedhjeve. Këto i kemi trajtuar dhe kemi rëne në konstatim se pas kontaktimit të 89 aplikacione, vetëm 3 kanë konfirmuar identitetin e tyre, të tjerët s’janë përgjigjur në numrat e tyre të telefonit ose s’kanë qenë funksionalë. Në total është numri prej 800 aplikacioneve të tilla që kanë ardhur”.

Elshani bëri të ditur po ashtu se një numër i madh i kësaj liste votuesish ishin nga komuna e Istogut.

Ai kërkoi që ky material dhe domainet të dorëzohen në hetuesi./kk

Të ngjashme