Para dy dite, në pistën e aeroporti të Prishtinës nuk është lejuar të ateroj një aeroplan që supozohej të jetë privat, i cili nga banorët e fshatrave Dobraj, Magure, Ribar i Madh etj, është parë duke qëndruar në hapësira ajrore nga ora 15:00 deri në orë 19:00, shkruan arbesh.info.
Një gjë e tillë ka ngjallur paqartësi tek banorët kur kanë parë këtë aeroplan duke qëndruar për disa orë radhazi në qiell.
“Të hënën rreth pres 15:00 kam parë një aeroplan misterioz duke qëndruar në qiell për disa orë dhe të them të drejtën jam frikësuar pak sepse të sillet aq gjatë në qiell një aeroplan është e pazakontë”, ka thënë A.B nga fshati Dobraj.
I kontaktuar nga Arbresh.info, zëdhënësi i Kontrollit Ajror të Aeroportit “Adem Jashari”, Driton Ujkani, ka thënë se nuk është në dijeni për çfarë aeroplani po bëhet fjalë sepse sipas tij për këto dy ditë në Aeroportin e Prishtinës nuk është ndaluar aterimi për asnjë aeroplan.
“Nuk ka asnjë fluturim që i është ndaluar aterimi në Aeroportin e Prishtinës”, ka thënë Ujkani.
Por, pas përpjekjes sonë për të marrë një përgjigje konkrete rreth arsyes së përse nuk ka arritur të aterojë ky aeroplan në aeroportin e Prishtinës, Ujkani ka thënë se mund të jenë shumë faktorë që mund të ndikojnë në ndalimin e aterimit, por nuk ka dhënë përgjigje konkrete për aeroplanin duke deklaruar se nuk e dinte për çfarë lloj aeroplani po bëhet fjalë.
“Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë nëse një aeroplan mund të sillet në qiell e nuk mund të aterojë për një kohë të caktuar. Mund të jetë pista e zënë dhe ajo detyrohet të sillet deri të lirohet pista ose mund të jetë fluturake e kontraktuar nga Aeroporti i Prishtinës që të qëndrojë për disa orë në qiell”, deklaroi ai.
Kujtojmë që Arbresh.info të hënën kishte raportuar gjatë kohës sa ky aeroplan po qëndronte në hapësirat ajrore dhe ka provuar të kontaktoj me zyrën për informim në aeroportin e Prishtinës por deri më sot nuk ka marrë përgjigje të definuar./Arbresh.info
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...
65 milionë euro që mund të ndryshojnë mbrojtjen e Real Madri...
Begaj pret raportuesin për Shqipërinë në PE: Integrimi evrop...
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën