Kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur takim me Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës emergjente me Koronavirus.
Pas mbledhjes ai është deklaruar se sugjerimi i ekspertëve është që të vazhdohet edhe më tej me masat e tanishme kundër Covid-19, raporton portali arbresh.info
“Rekomandimi i ekspertëve është që masat që janë në fuqi të mbahen dhe të vazhdohet zbatim rigoroz nga autoritetet”, tha Hoti në një deklaratë për media.
Ndërkohë masat që janë në fuqi momentalisht janë ndarja e Kosovës në tri zona:
Zona e kuqe| Lejohet puna deri në ora 19:00, pas kësaj ore ndalohet lëvizja e qytetarëve.
Zona e Verdhë| Lejohet puna deri në 18:00, pas kësaj ore lejohet shërbimi merr me vete apo takeaway.
Zona e Gjelbër| Lejohet puna deri në 20:00, pas kësaj ore lejohet shërbimi merr me vete apo takeaway./arbresh.info/
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin