Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë kanë mbërritur 473 haxhilerë, të cilët kanë përfunduar obligimin e tyre fetar në vendet më të shenjta të Islamit.
Grupi i parë që u kthye sot përfshin haxhilerë nga komunat e Prizrenit, Malishevës, Skenderajt, Drenasit, Kamenicës, Suharekës, Podujevës, Lipjanit dhe Rahovecit, transmeton Klankosova.tv.
“Me fytyra të buzëqeshura dhe me lot gëzimi në sy, haxhilerët e Kosovës kanë filluar sot kthimin nga vendet e shenjta. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, familjarë të shumtë kanë përqafuar më të dashurit e tyre pas përfundimit me sukses të haxhit. Gjatë mesditës së sotme, kanë mbërritur në Prishtinë 473 haxhilerë, të cilët kanë përfunduar obligimin e tyre fetar në vendet më të shenjta të Islamit. Të emocionuar dhe mirënjohës, ata e kanë përshkruar këtë udhëtim si “rrugëtimin e jetës”, duke theksuar se përjetimet në Mekë dhe Medine janë të papërshkrueshme”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
“Ka momente që nuk mund të përshkruhen me fjalë – është një përjetim shpirtëror që mbetet për gjithë jetën”, u shpreh njëri prej haxhilerëve.
Ndërkaq, sonte në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme, pritet kthimi edhe i grupeve të tjera të haxhilerëve./Arbresh.info/
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot