Kylian Mbappe ka paralajmëruar se nga Paris Saint Germaini do të ketë edhe më shumë pas fitores 3 me 0 ndaj Bayern Munichut të mërkurën.
“Kjo që ndodhi është vetëm fillimi”, është mesazhi nga adoleshenti sensacional Kylian Mbappe pas fitores së Paris Saint Germainit kundër Bayern Munichut në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/PSG_English/status/913138545774219264
Kylian Mbappe, Neymar dhe Edinson Cavani shkëlqyen në fitoren 3 me 0 kundër kampionit të Bundesligas në Paris të mërkurën. Cavani dhe lojtari i transferuar për 222 milionë euro Neymar realizuan pas golit të epërsisë nga Dani Alves.
“Kjo që ndodhi është vetëm fillimi”, ka thënë Mbappe për ‘Canal +’.
“Ne e dinim në zemrat tona që duhet të shfaqim një performancë të mrekullueshme kundër një ekipi të mrekullueshëm. Ne e bëmë këtë”
“Pritshmëritë ishin të mëdha, që është normale pas merkatos së transferimeve verore si ajo e jona. Ishte një performancë e kompletuar dhe ne duhet të kthejmë vëmendjen te ndeshje e ardhshme të shtunën. Ne jemi këtu për të fituar çdo lojë”
Mbappe ishte asistues i golit nga Edinson Cavani në minutën e 31′./arbresh.info/
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...