Një 24-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në Ferizaj pasi u kap me armë zjarri gjatë një kontrolli rutinë.
Gjatë kontrollit trupor, tek i dyshuari me inicialet E.Th. është gjetur një pistoletë me karikator dhe 12 fishekë.
“Më datë 20.05.2025, rreth orës 11:00, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, kanë ndaluar një person të dyshimtë. Gjatë kontrollit trupor tek personi E. Th, 24 vjeç është gjetur një armë zjarri. Edhe pse i dyshuari posedonte leje për armë shenjëtarie, ai e kishte me vete në mënyrë të kundërligjshme. Prokurori i shtetit ka autorizuar inicimin e rastit penal për “Mbajtje të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit penal për veprën “Mbajtje të paautorizuar të armës”, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale.
Rasti është nën hetim dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt ligjore./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...