Prokuroria Themelore në Pejë, ka organizuar takim në kuadër të Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit me Njerëz në Kosovë 2022-2026.
Në ketë takim të udhëhequr nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës ,Lumturije Vuçetaj, prezent ishin edhe koordinatorja e veprave penale kundër trafikimit me qenie njerëzore, Valbona Haxhosaj, dy prokuroret nga departamenti për të mitur, Sanije Seferi dhe Suada Hamza, po ashtu edhe zyrtarët përgjegjës për trajtimin e këtyre rasteve nga Policia e Kosovë dhe Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, shkruan Arbresh.info.
Gjatë këtij takimi me theks të veçantë u kërkua të ketë bashkëpunim të mirë ndërinstitucional dhe krijimin e mekanizmave për luftimin dhe parandalimin e trafikimit me qeniet njerëzore dhe trajtim efikas dhe efektiv të këtyre rasteve.
Të pranishmit, në fund të diskutimit nxorën konkluzione të cilat do shërbejnë për të gjitha institucionet, të cilat kanë për obligim të përpilojnë raporte për prokurorin e shtetit të cilat do shërbejnë për veprime ligjore të mëtutjeshme./Arbresh.info/
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...