Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot zhvillohet seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit me inicialet S.S., i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë konfliktit në Kosovë, konkretisht në Komunën e Vushtrrisë.
S.S. është arrestuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Ai u ndalua për 48 orë nën dyshimet për përfshirje në veprime që përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare të luftës.
Sipas njoftimit, S.S. dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë./Arbresh.info/
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...