Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Seanca pritet të filloj nga ora 09:00.
Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, sot pritet që të dëshmojë vëllai i Liridonës, Leonardi.
Kujtojmë se ditë më parë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.
Në raport theksohet qartë: “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”.
Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, e as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit.
Sipas raportit, në momentin e kryerjes së krimit, Murseli ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e tij dhe pasojat që ato shkaktojnë.
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje