Organizohet Parada e parë e Krenarisë në Kosovë nga komuniteti LGBTI. Parada me moton “Në emër të Dashnisë” nis në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Do të ketë një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe ngjarja do të përfundojë me një koncert të shkurtër.
Sipas organizatorëve, Parada e Krenarisë do të fillojë në ora 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Në emër të Dashnisë“.
Kjo moto, sipas organizatorëve të ngjarjes, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët për të treguar që komuniteti LGBTI ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë, si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin.
Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), Qendra për Liri dhe Barazi (CEL), në bashkëpunim me disa organizata të tjera./arbresh.info/
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...