Sot shënohet dita e Ashkalive, ushtarët e FSK-së nga ky komunitet morëm pjesë në manifestimin qendror ku u mbajt për nderë të kësaj dite në sallën e sporteve Bil Clinton në Ferizaj.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka uruar ata në ditën e tyre.
‘’ Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të gjithë ushtarakëve ashkali në FSK, komunitetit ashkali në Republikën e Kosovës, ju uroj ditën e tyre nacionale’’, ka shkruar ai.
Më tutje Mehaj ka theksuar se numri më i madh i kadetëve për rekrutim në FSK është nga ky komunitet.
Postimi i plotë:
Sot me rastin e Ditës së Ashkalive së bashku me ushtarakët e FSK-së nga ky komunitet, morëm pjesë në manifestimin qendror të kësaj dite e cila u mbajt në sallën e sporteve Bil Clinton në Ferizaj.
Komuniteti ashkali zë vend të rëndësishëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe janë shembull i mirë i bashkëpunimit dhe i shërbimit ndaj atdheut, pjesëtarë të cilët detyrën e tyre ushtarake e kryejnë me nder, profesionalizëm dhe përkushtim.
Vlen të theksohet që numri më i madh i kandidatëve për rekrutim në FSK në konkursin e fundit është po nga ky komunitet.
Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të gjithë ushtarakëve ashkali në FSK, komunitetit ashkali në Republikën e Kosovës, ju uroj ditën e tyre nacionale.
Urime! /arbresh.info/
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna