Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Yildiray Bayram, njëherësh Koordinator Nacional për Migrim, mori pjesë në Konferencën për Migracion në Vjenë (VMC).
Konferenca e Migracionit në Vjenë është ngjarja kryesore vjetore e Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD) për diskutimin e çështjeve më sfiduese dhe të rëndësishme politikisht në fushën e migracionit.
Në këtë konferencë të mbajtur në platformën online, përveç zëvendësministrit të MPB-së z. Bayram, morën pjesë vendimmarrës politikë, ekspertë të qeverive dhe përfaqësues nga bota akademike, media dhe shoqëria civile.
Gjatë kësaj konference u diskutuan edhe çështje të tjera rreth pandemisë COVID-19, të cilat po ndikojnë ne gjithë botën.

Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...