Në Shëngjin janë mbledhur përfaqësues të qeverive nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe biznesmenë nga këto tri shtete për Forumin “Promovimi i ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare”.
Delegacionet e mbledhura nga trojet shqiptare, filluan Forumin, ku në hapje fjalime përshëndetëse do të mbajnë Nikolin Jaka, drejtor ekzekutiv i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Astrit Shabani kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe Nebi Hoxha drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Veri Perendimore të Maqedonisë.
Po ashtu pjesë e panelit janë edhe ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri shqiptar i Ekonomisë Driton Kuqi si dhe ministrja shqiptare e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë, Milva Ekonomi.
Në Forum po ashtu do të bëhet edhe prezantimi i platformës të re prodhuese për Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu do të ketë edhe diskutime të hapura për propozime nga ndërmarrësit, raporton KosovaPress.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...