OJQ AKTIV nga Mitrovicë Veriore organizon forumin “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Forumi “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” do te merret me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me dy panele në temat: Përmbajtja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimet e veriut të Kosovës në sistemin e Kosovës si kusht për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë dhe të Kosovës.
Paneli i parë do të merret me përmbajtjen e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve nga aspekti i një akti juridikisht të detyrueshëm në të cilin dy palët janë zotuar me Marrëveshjen e vitit 2013: A do të nënkuptoj ky akt i detyrueshëm juridik njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë?
A mund të arrihet normalizimi edhe pa njohje? Përveç çështjes së statusit, çka tjetër duhet të rregulloj Marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.
Paneli i dytë do të merret me temën “Proceset e integrimit” me këto nën tema: integrimet e veriut të Kosovës në sistemin e Kosovës, si kusht për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë dhe të Kosovës dhe ndikimi i prolongimit të marrëveshjeve të dakorduara në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...