“Let’s Do It” ka njoftuar se në bashkëpunim me Lëvizjen Globale ‘River Cleanup” do të organizohen aksione pastrimi dhe aktivitete tjera sot dhe nesër në kuadër të aktiviteteve të cilat zhvillohen për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit.
Në këto aktivitete, që mbështeten edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të pastrohen dy prej perlave të vendit tonë: Ujëvara e Drinit të Bardhë dhe ajo e Mirushës.
“Sot nisemi për në Pejë, gjegjësisht në Radavc, ku do të shohim për së afërmi mrekullitë natyrore të Kosovës – Ujëvarën e Drinit të Bardhë.”
“Më pas, do të pastrohet hapësira përreth kësaj ujëvare si dhe një pjesë të Lumit Drini i Bardhë.
Ndërsa, nesër mbahet aksioni i pastrimit të Ujëvarës së Mirushës dhe njëkohësisht të jeni pjesë e festës me shumë aktivitete atraktive”, njofton “Let’s Do It”./Arbresh.info
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë