Mikushnicë, Zgatar, Kuk, Zaplluxhë, Bllaç, Reçan, Landovicë, Banullë, Lubovec, Kaçanik, Kovaçec, Gadime e ulët, Janjevë, Zhazhë-Boletin, Skorobisht, Krushë e vogël etj, janë disa nga vendet ku u mbajtën kuvendet zgjedhore të këtyre nëndegëve, ku ndër të tjera, u prezantuan dhe zotuan për angzhimin dhe përkushtimin e realizimit të vlerave të PDK-së dhe Dekadës së Re, shkruan lajmi.net.
Shtetformimi dhe shtetndërtimi, janë letërnjoftimi dhe ADN-ja e Partisë Demokratike të Kosovës. Dekada e re, u tha në kuvendet zgjedhore, do të jetë shpirti ynë kreativ në shërbim të qytetarëve me besim, për zhvillim.
Platforma e Dekadës së Re, u vlerësua në kuvendet zgjedhore është dekadë e optimizmit të rinisë dhe gruas, të cilët do të jetë bashkautorë të cilësisë së re, në politikën e Kosovës.
Të zgjedhurit e rinj nga këto kuvende, shprehën gatishmërinë e ballafaqimit me sfidat, ashtu siç di ta bëj rinia, me vullnet për ta bërë më të mirën, për vendin dhe të ardhmen e vet të ndritur, në Kosovë, me organizim, punë, studim dhe përkushtim në çdo angazhim.
Dekada e re, hap kapitujt e rinj, në kushtet e reja, siç janë proceset integruese euro-atlantike, për të cilat ofron garancinë e orientimit tonë strategjik, pa alternativë.
Kuvendet zgjedhore, do të vazhdojnë sipas dinamikës së planifikuar, gjithëpërfshirëse me anëtarët më të devotshëm dhe më të dëshmuar për aktivitetin politik dhe intelektual, jo vetëm në lokalitetin nga vijnë por edhe në profesionin e vet.
Të përzgjedhurit e rinj nga këto kuvende zgjedhore, janë të dëshmuar si kuadër që vizionin dhe platformën e Dekadës së Re do ta afrojnë me çdo familje dhe qytetar si vizioni më i arrirë politik për ta dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Zvicra drejt izolimit? Nëse bëhen 10 milionë banorë, porta “...
“Pse të ka marrë shteti gjerman”, debat i ashpër mes Elijonë...
Super pjesë e parë në “Santiago Bernabeu” – City e përmbys R...
Nuk vonon shumë dhe City barazon rezultatin
Real Madridi në epërsi ndaj Manchester Cityt
Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH, i kërkojnë kthi...