Nën drejtimin e Zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe Drejtorit të Drejtorisë për Evropën Kontinentale Frederic Mondoloni, sot në Paris, u mbajtën konsultimet politike mes Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.
Në konsultimet politike u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, arritja e marrëveshjeve të reja dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.
“Përgjatë diskutimeve, Ahmeti theksoi rëndësinë e procedimit të aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rëndësinë që ka kjo për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
Tema të tjera në këtë takim ishin edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkëpunimi rajonal dhe situata e krijuar nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse mbi Ukrainën.
Ahmeti dhe Mondoloni u pajtuan që t’i vazhdojnë konsultimet e rregullta politike mes Ministrive të Jashtme./arbresh.info/
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan