Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përkrahjen nga Këshilli për siguri në trafikun rrugor, Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë, për herë të pestë organizon garat tradicionale të nxënësve me biçikleta lidhur me njohuritë për trafikun.
Gjatë këtij aktiviteti nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta do të tregojnë shkathtësitë e tyre në ngasjen e biçikletës.
Njëkohësisht, përmes mbështetjes dhe aktiviteteve për kampanjën SaveLives #SlowDown do të kërkojnë më shumë siguri në rrugë dhe respektim të plotë të shenjave dhe rregullave të trafikut.
Garat e nxënësve me biçikleta dhe aktivitetet për kampanjën SaveLives #SlowDown do të mbahen në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Zhvillimi i aktiviteteve dhe plani i veprimit të përbashkët në rritjen e sigurisë në rrugë, janë kërkesë edhe e planit global për Dekadën e veprimit 2011-2020 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, andaj i ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkohen për të kërkuar më shumë siguri në rrugë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës