Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka konfirmuar se organizata më e madhe e policisë ndërkombëtare ka tërhequr fletë-arrestin për disa kosovarë.
Maxhuni ka deklaruar se angazhimi i institucioneve përgjegjëse ka bërë që 18 persona, në mesin e tyre edhe kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, të hiqen nga listat e INTERPOL-it, shkruan Indeksonline.
“Po, është hequr flet-arresti për kryeministrin Haradinaj dhe 17 persona të tjerë shtetas kosovarë”, ka thënë ai.
Ndryshe, në këtë listë shihet edhe emrat e ish-deputetëve të PDK-së, Azem Syla si dhe Shukri Buja./Indeksonline.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër