Analisti Halil Matoshi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama rreth mundësisë së bashkimit kombëtar, duke thënë se “Në këtë tezë, në këtë deklaratë ka hile”.
Matoshi, në emisionin “Click” në RTV21, tha se nacionalizimi shqiptar është kthyer për të fituar vota dhe për konsum të brendshëm.
Analisti po ashtu tha se Rama gjithmonë kishte deklaruar se më Kosovën do të bashkohet në Bruksel dhe se në njësoj kishte vepruar edhe kur Sali Berisha ishte në pushtet dhe tash Sali Berisha e akuzon Ramën për popullizëm.
Ndryshe ditë më parë kryeministri i Shqipërisë kishte deklaruar në një intervistë me Politico-n se një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet nëse prospekti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor zbehet.
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...