Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur rezultatet e Provimit të Maturës në shkolla, sipas këtyre të dhënave 2384 nxënës, apo 60.2% maturantë kanë kaluar me sukses këtë test në afatin e gushtit. Arritshmëria mesatare në test është 43.2%.
“Provimi i Maturës është organizuar më 27 gusht 2022, në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues”, njofton MASHTI.
Bëhet e ditur se provimin e kanë paraqitur 5084 nxënës, por në test kanë hyrë 3958 prej tyres. Nga testi për shkak të përdorimit të telefonit janë larguar 21 nxënës. /arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...