Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nga nesër prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci bëri të ditur se mjetet në xhirollogari do të dalin nga fillimi i javës së ardhshme, shkruan Arbresh.info.
Sipas Nagavcit, nga klasa e parë deri në klasën e pestë për blerjen e teksteve shkollore do të ndahen 80 euro.
Ndërkaq, për herë të parë për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, të cilët tashmë i kanë të siguruara mjetet shkollore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.
“Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.”, njofton Nagavci.
E para e Arsimit ka bërë të ditur se platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të pyblikohet nesër.
“Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë.”, bëri të ditur Nagavci./Arbresh.info
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump