Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka publikuar sot një analizë të përgjithshme rreth shpenzimeve dhe shërbimeve në Ministrinë e Arsimit (MASHT) me titull “Buxhetimi drejt një arsimimi më të mirë”, nga i cili kuptohet se në MASHT ka më pak gra të punësuara krahasuar me burrat.
Një nga hartueset e analizës, Donjeta Morina, tha se krahasuar me institucionet tjera ku në pozitat më pak të rëndësishme ka mbipunësim të grave në raport me burrat, në MASHT ka nënpunësim në të gjitha nivelet.
“Gjetja e parë ka të bëjë me një analizë shumë të thjeshtë që e kemi bërë vetëm me numrat e të punësuarve dhe pagave dhe mëditjeve, do të thotë rrogave që i marrin punonjësit në MASHT. Mund të shihet që gratë janë të nënpërfaqësuara në radhët e punonjësve në MASHT, veçanërisht në nivelet më vendimmarrëse, në nivelet më të larta të pagave që do të thotë që burrat e punësuar në MASHT marrin shumicën, përfitojnë nga shumica e kategorisë ekonomike të pagave dhe mëditjeve”, ka thënë ajo.
Po ashtu, kjo organizatë i ka rekomanduar MASHT-it që në rastet tjera të shpalljes së konkurseve ta plotësojë këtë mangësi me punësim më të madh të gjinisë femërore.
“MASHT, sidomos divizioni për burime njerëzore mund të bëjë presion që në të ardhmen kur ka vende të lira të punës në kushte të barabarta të pranohen gratë. Kjo është një e drejtë e re e cila na jepet me Ligjin e ri për Barazi Gjinore që ka kaluar vitin e kaluar”, ka deklaruar ajo.
Po ashtu, në raport u tha se është analizuar edhe numri i nxënësve që e kanë braktisur shkollimin gjatë vitit 2013/14, ku shihet se numri më i madh i braktisjes ka qenë tek gjinia mashkullore se sa ajo femërore. Lidhur me këtë problematikë u rekomandua që të bëhet një hulumtim nga MASHT-i.
Ndërkohë, zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci Demaj, ka thënë se është e lumt ur që për subjekt hulumtimi është marrë Ministria e Arsimit, pavarësisht rezultateve të dala nga hulumtimi.
“Përgjegjësia është shpesh e madhe kur mendojmë se nga puna që e bëjmë ne në MASHT i definojmë rrugëtimet e shoqërisë sonë në të ardhmen prandaj mendoj se jo vetëm, që keni bërë mirë po duhet të jemi të nderuar në MASHT që e keni gjet mu këtë mjet për të filluar një studim të tillë dhe nëpërmjet buxhetit që alokohet për MASHT-in furnizohet i gjithë sistemi arsimor dhe aty duhet të jemi të përgjegjshëm që të kemi baza të drejta”, ka deklaruar ajo.
Kurse, Christian Geosits, udhëheqës i Zyrës së Austrisë në Kosovë, tha se mund të shihet se buxhetimi në baza gjinore është diçka e re edhe në shtetin e tij.
Sipas tij, tani vendi prej nga ai vjen është duke kaluar nëpër analiza që përfshin shumë njerëz. Geosits tha se MASHT ka shumë ndikim në Kosovë duke u shprehur i lumtur që ka marrëdhënie partneriteti me këtë institucion.
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...