Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar nga KFOR-i, 35 kompjuterë laptopë, si një kontribut në zhvillimin e mësimit në distancë për shkollat në Kosovë.
Ministri Ramë Likaj tha se ky donacion do t’i ndihmojë nxënësit në mësimin online.
Ndërsa Komandanti i KFOR-it, Mikele Risi tha se ndihen krenar për këtë ndihmë.
Ai tha se falë donacionit të financuar nga arsimtarët italianë të mbrojtjes, do të jenë në gjendje nxënësit t’i regjistrojnë video-mësime dhe të ofrojnë mësim online, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e COVID-19.
Projekti u zbatua nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak i Ushtrisë Italiane së bashku me pjesëtarët e Artilerisë së Regjimentit të 5-të të komanduar nga koloneli Gianluca Figus, të vendosur në Pejë.
Në muajt e fundit ushtarët italianë të KFOR-it kanë ofruar ndihmë në një mënyrë të paanshme për të gjitha komunitetet në Kosovën Perëndimore, me fokus të veçantë në shëndetësi dhe arsimim, përmes dhurimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe pastrimit të objekteve arsimore./eo/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër