Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens, ka reaguar zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku Bashkimi Evropian sot ka njoftuar se do ta sanksionojë Kosovën për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit.
Përmes një postimi në Twitter, Martens këtë e ka cilësuar atë absurde, madje ka thënë se BE-ja ka kërcënuar me sanksione Qeverinë e Kosovës, por një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të entitetit Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik.
“Për situatën aktuale në Ballkan: BE-ja po kërcënon me sanksione ndaj qeverisë Kurti në Kosovë, por jo ndaj liderëve serbë Vuçiq dhe Dodik. Kjo është absurde, thënë më butë. Por, duket se ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit”, ka shkruar gazetari gjerman në Twitter./Arbresh.info/

Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...