Masat e reja nga Ministria e Shëndetësisë ngjallën diskutime në vend. E për t’u sqaruar se a janë të duhura këto masa, nga partitë në vend u propozua të konsultohet Gjykata Kushtetuese. E drejt këtij organi të së drejtës, mund të inicohen raste edhe nga Avokati I Popullit. Por ky i fundit për T7 thotë se nuk do të përfshihet. Avokati i Popullit është duke shqyrtuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për qarkullim
Mesi i muajit prill e gjeti Kosovën me masa të reja që rregullojnë qarkullimin e qytetarëve në kohë pandemie.
Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pati diskutime në lidhje me përputhjen e këtij vendimi me Kushtetutën e vendit.
E është institucioni i Avokatit të Popullit ai që ka të drejtën sipas Ligjit të inicojë çështje në Gjykatën Kushtetuese.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se opsioni për sfidim të këtij vendimi në Kushtetuese mbetet i hapur.
Por Jashari i cilëson ndërhyrje në punën të pavarur të këtij institucioni kërkesat për përfshirje në këtë çështje.
Sidoqoftë, Jashari insiston në respektimin e aktgjykimin në fuqi të Gjykatës Kushtetuese.
Ky aktgjykim specifikon se i jipet kohë Qeverisë dhe Kuvendit që të rregullojnë çështjen e masave në kohë pandemie, në pajtim me ligjin.
Ndryshe, është Partia Demokratike e Kosovës ajo që të premten pasdite ka dërguar në Kushtetuese vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për shkak që të njëjtit pretendojnë se ka mospërputhje me kushtetueshmërinë.
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë