Në pikat kufitare të Kosovës ka filluar zbatimi i masave të reja për parandalim të virusit COVID-19.
Tek “Dheu i Bardhë”, atyre që hynin nga Kosova në Serbi iu kërkua të kenë tri doza të vaksinës për të kaluar, apo ata që kanë dy të kenë test negativ të 48 orëve të fundit.
Kishte edhe nga automjetet që u kthyen prej nga kanë ardhur për shkak te mosplotësimit të këtij kriteri të vendosur.
Kjo po shihet e padrejtë nga ana e disa qytetarëve që vijnë shpesh nga Lugina në Kosovë, meqenëse thonë se nuk kanë mundur ta marrin dozën përforcuese ngase ende nuk ka kaluar periudha e nevojshme nga vaksina e dytë.
“Kush nuk i ka tri vaksina po e kthejnë mbrapa. Kjo nuk është në rregull”, tha një qytetar.
Ndërkaq kishte edhe nga ata që deklaruan se nuk iu kërkuan këto dëshmi nga ana e kufitarëve./kk/
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë
Mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama: Në fokus refo...
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...