Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ua caktuar masën e paraburgimit të pandehurve N.P., S.J., B.P., S.M. dhe S.S., të dyshuar në rastin “Reçaku II”.
Në njoftim thuhet se të pandehurve masa e paraburgimit iu caktua pas mbajtjes së seancës dëgjimore, nga gjyqtari i procedurës paraprake, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu duke marr parasysh se të gjithë të pandehurit janë edhe shtetas të Serbisë, ekziston rreziku real që të arratisen lehtë dhe të jenë të pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pa mundësohet sigurimi i prezencës së tyre dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale”, njofton Gjykata.
Pesë të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish Ligjit Penal të ish RSFJ-së.
“Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të ndikojnë në prova dhe në dëshmitarë, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja mas, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...