Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, i ka reaguar me gjuhë ashpër presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se dokumentari ‘Melania’’ i Melania Trump, ka pasur premierën në Kosovë nën kujdesin e Presidentes.
‘’A ia ka vënë ndokush ndonjëherë në dukje presidentes në largim të Kosovës se ekziston një vijë ndarëse mes përfaqësimit të interesave legjitime të vendit tënd dhe prostitucionit intelektual vetë-poshtërues? Zonja Osmani nuk duket se është e vetëdijshme për këtë vijë’’, ka shkruar ai.
Martensit i ka reaguar Rinor Nuhiu, këshilltar i presidentes Osmani.
Ai ka thënë se është e gërditshme që një presidente shteti të quhet ashtu.
“Kjo është e sëmurë. Duhet të jesh i turpëruar për veten”, ka shkruar Nuhiu në “X”.

Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...