Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka vlerësuar se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës është e mundshme vetëm nëse dy palët janë të kënaqura.
Gjuriq në televizionin Pink ka thënë se Beogradi e dëshiron marrëveshjen me Prishtinë, por jo nëse plotësohen vetëm interesat kombëtare të shqiptarëve, apo siç ka thënë ai “ëndrrat e tyre për pavarësi”.
“Rreth 1.2 milion shqiptarë në Kosovë luftojnë për pavarësi, ata e dinë çka duan. Për atë çka duam të arrijmë, duhet të kemi sa më shumë konsensus të gjerë. Duhet të fillohet nga interesi jonë, por edhe ta shikojmë interesin në anën tjetër”, ka thënë Gjuriq.
Ai ka deklaruar se Beogradi do të vazhdojë të luftojë për më shumë 120 mijë serbë dhe minoritetet tjera në Kosovë e që sipas tij “ndihen se janë pjesë e shtetit serb.
Duke folur për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, Gjuriq ka thënë se Beogradi I ka këshilluar përfaqësuesit e Listës serbe të jenë të duruar dhe t’i lejojnë partitë shqiptare të debatojnë me njëra tjetrën.
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...