​Marrëveshja e re me Turqinë, Aliu: Nga 28 tani 42 fluturime në javë

13:26 | 19 Qershor 2022
A Z

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar sot me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Aliu ka shkruar në Facebook se përmes kësaj marrëveshje tanimë është rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë fluturime në javë, në dyzet e dy sosh, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë.

Postimi i plotë:

Sapo nënshkruam marrëveshje të bashkëpunimit me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, z. Mevlüt Çavusoglu.
Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë (28) fluturime në javë, në dyzet e dy (42) sosh ✈️, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë.
Kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy Republikave. ????