Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq thotë se deklarata e anëtarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës është “skandaloze dhe shokuese”.
“Sigurisht që kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Gjuriq ka shtuar se autoritetet kompetente të Serbisë së shpejti do të gjejnë mënyra për të dhënë, siç thotë ai, përgjigjen e duhur ndaj “deklaratës tronditëse dhe skandaloze të Izetbegoviç”.
Anëtari i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, ka thënë se sa i përket atij personalisht Kosova është dashur të njihet, por kjo po bllokohet nga kolegët e tij në Kryesi.
Izetbegoviq ka thënë se ai po angazhohet edhe për zgjidhjen e çështjeve teknike siç është lëvizja e lirë, por politikanët serbë të Bosnjës janë duke bllokuar krejt këtë.
“Pa treshen (kryesinë e B e H), nuk mund të merrni vendime në raportet ndërkombëtare. Sa më përket mua, deri tani Kosova është dashur të pranohet. Tani do të zemërohen kolegët tanë, ndërsa përpjekjet tona që kjo mos të ndodhë kanë sjellë probleme brenda BeH, dhe nuk i kanë ndihmuar Kosovës”, ka thënë Izetbegoviq në një intervistë për Deutsche Welle.
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...