Mariq viziton Novobërdën dhe Kamenicën, flet për Asociacionin

17:40 | 1 Korrik 2015
M. A.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, ka vizituar dy komuna, Novobërdën dhe Kamenicën.

Me këtë rast ai është takuar me Kryetarin e Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviq, me të cilin kanë biseduar për situatën në Komunën e Novobërdës, rreth çështjeve të punës në Komunë, sfidat dhe planet e ardhshme. Temë diskutimi gjithashtu kanë qenë edhe strategjitë dhe zhvillimi i qëndrueshëm si dhe Asociacioni i Komunave Serbe.

Gjatë vizitës së tij në komunën e Kamenicës Ministri Mariq, është takuar me Kryetarin e Komunës, Begzad Sinanin, me zëvendëskryetarin, Dragisha Saviq, si dhe me kreun e zyrës për komunitete, Dejan Dragojeviq. Ministri Mariq u foli atyre për gjendjen në komunë dhe funksionimin e pushtetit lokal.

Ljubomir Mariq në takimet me përfaqësuesit e komunës së Novobërdës dhe Kamenicës foli edhe për procesin e decentralizimit dhe forcimit të qeverisjes lokale, si dhe për çështjen e zonave kadastrale dhe kufijtë komunalë. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe gatishmërinë e MAPL-së për të ndihmuar këto komuna në përputhje me mandatin dhe kapacitetet e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale