Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq para ambasadorëve theksoi rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.
Zv. kryeministri sot kishte takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në organizim të Delegacionit të BE-së ku paraqiti rezultatet e arritura në procesin eurointegrues dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën që vjen.
“Hapja e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme dhe mesazhi im kryesor te ju është të mos humbim këtë momentum, t’i japim dinamikë procesit eurointegrues dhe ta sigurojmë sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon por edhe në Evropë”, u shpreh Mariçiq.
Ai theksoi se qeveria në mënyrë aktive punon në agjendën evropiane dhe prioritetet e caktuara, ndërsa paralelisht negociohet me Bullgarinë në atmosferë miqësore./Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...