Gjatë ditës së djeshme sërish kishte të infektuar nga coronavirusi. Dje u regjistruar 593 raste të reja nga 3.391 testime, ndërsa më së shumti raste kishte në Shkup. Javën e kaluar më së shumti raste të infektimeve ka pasur te mosha nga 20 deri 29 vjet.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se pas Shkupit, më së shumti infektime dje u regjistruan në Kumanovë dhe Prilep 39, Manastir 38, Kavadar 25, Koçani 22, Kriva Pallanka 21, Tetovë 20, Shtip 15, Kërçovë 10, Negotinë dhe Probishtip 8. U regjistruan 415 pacientë të shëruar dhe 10 pacientë humbën jetën.
Sipas raporteve të spitaleve që erdhën nga ISHP, për momentin ka 476 persona të hospitalizuar.
Deri tani në Maqedoni janë bërë 1.390.369 testime për coronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 203.298 raste, kurse prej tyre 189.264 janë shëruar dhe 7.159 kanë humbur jetën.
Më së shumti raste në periudhën 25-31 tetor ka pasur të moshës 20-29 vjet ose 11.4% më shumë se java e kaluar./Telegrafi/
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës