Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e sotme ka marrë vendim për ndryshimin e vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin e NATO-s “KFOR” në Republikën e Kosovës.
Vendimi parasheh rritjen e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të Ushtrisë së RMV-së në operacionin “KFOR” në Republikën e Kosovës duke dërguar shtesë 35 ushtarë.
“Vendimi u mor në bazë të rekomandimeve të përfaqësuesve të lartë ushtarakë në NATO dhe konkluzioneve të arritura në takimin e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të nismës së bashkëpunimit në mbrojtje, me qëllim forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës”.
“Për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s dërgohen 70 pjesëtarë të Ushtrisë, për një periudhë gjashtëmujore, e llogaritur nga nëntori 2023 deri në maj 2024. Me këtë ndryshim të Vendimit, numri i përgjithshëm me të cilin do të marrim pjesë në operacionin “KFOR” në Republikën e Kosovës do të arrijë në 101 pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së./Telegrafi/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale