Qeveria në mbledhjen e sotme të 78-të e miratoi Informatën për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR.
“Qeveria e angazhoi Ministrinë e Mbrojtjes të ndërmarrë masa të nevojshme dhe t’i rregullojë të gjitha çështjet me institucionet kompetente të NATO-s dhe KFOR-it, për sistemim të njësisë me fuqi të një toge dhe personel shtabi (gjithsej deri 45 persona) në operacionin e KFOR-it në Kosovë deri në fund të vitit 2020, dhe ta njoftojë Qeverinë për masat e ndërmarra lidhur me pjesëmarrjen e RMV-së në operacionin e NATO-s në Kosovë – KFOR më së voni deri më 15.12.2020”, transmeton tv21 kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...