Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci njoftoi për mbylljen e konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj.
Maqedonci në Facebook u shpreh se një tjetër premtim nga ai është mbajtur, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai tha se “Nga 300 vende të hapura për pranimin e rekrutëve të rinj, kanë aplikuar 1658 persona”.
“Me përfundimin e këtij procesi të rekrutimit do të arrijmë numrin total prej 2271 të rekrutuarve. Pra, brenda katër viteve pothuajse po dyfishojmë numrin e ushtarakëve të FSK-së.”, shtoi Maqedonci.
Sipas Maqedoncit, ushtria e Kosovës është duke u rritur në numër, “Ushtria e Kosovës po rritet në numër, po konsolidohet me kapacitete profesionale dhe sisteme më moderne të armatimit”./Arbresh.info/
Gjysmëfinalet e EUROPA League: Vëmendja te përballja angleze...
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Parkut të Gë...
Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16...
71 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Arrestohen dy persona, konfiskohen të holla të përfituara ng...
Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet