Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci po qëndron në Tiranë me vizitë zyrtare ku është pritur me nderime të larta nga homologu i tij shqiptar, Pirro Vengu.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në një pritje të ngrohtë vëllazërore kanë diskutuar për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, shkruan Arbresh.info.
“Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë z. Pirro Vengu vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së mandatit e kishte realizuar në Republikën e Kosovës, ndërsa sot me ftesë të tij ndodhem në vizitë zyrtare në Tiranë. Në një pritje me nderime të larta ushtarake, të ngrohtë e vëllazërore patëm mundësi që gjatë takimit tonë të diskutojmë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.”, ka shkruar ministri Maqedonci./Arbresh.info/
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...