Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), gjenerallejtënant Christopher Donahue.
Gjatë takimit, ministri Maqedonci dhe gjenerallejtënant Donahue diskutuan gjendjen e sigurisë në vend dhe zhvillimet gjeopolitike në rajon dhe botë. Ministri e informoi komandantin amerikan për të arriturat e deritanishme të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për planifikimet për zhvillimin e saj në vitet në vijim.
Gjithashtu, ministri vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, duke theksuar rëndësinë e trajnimeve të përbashkëta dhe projekteve infrastrukturore.
Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që rikonfirmoi angazhimin e Kosovës si partner i besueshëm dhe përkrahës për Ukrainën.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin dhe për të konkretizuar projekte që do të përmirësojnë kapacitetet profesionale dhe taktike të FSK-së./Arbresh.info
Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...