Në kuadrin e pjesëmarrjes në ministerialin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet sot në Pragë.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, takoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anušič, përcjell Arbresh.info.
Të dy ministrat i vlerësuan si të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, e veçanërisht ato në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke shprehur vullnetin e përbashkët që ky bashkëpunim të vijojë të thellohet edhe më tej.
Ministri Maqedonci e falënderoi homologun e tij kroat për gjithë mbështetjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, duke theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë. /Arbresh.info/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...