Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë sonte në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë, ku ka theksuar se siguria e Kosovës dhe e Shqipërisë është e përbashkët, ashtu siç është edhe e ardhmja.
Maqedonci u shpreh se pjesëmarrja në këtë event ishte “nder dhe kënaqësi e veçantë”, ndërsa theksoi emocionet që përjetoi në një ditë të tillë historike.
“Në momente të tilla, kur jemi të gjithë bashkë nën një flamur e një histori, zemra më mbushet me një emocion të veçantë”, deklaroi ai, duke shtuar se “kjo ndjenjë e bashkimit dhe krenarisë kombëtare është diçka që e përjetoj me shpirt”.
Ai foli edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë, duke e vlerësuar atë si gjithnjë në rritje.
“Si ministër, më gëzon jashtëzakonisht fakti që bashkëpunimi ynë në mbrojtje po rritet e forcohet çdo ditë”, tha Maqedonci, i cili theksoi se “siguria jonë është e përbashkët, ashtu siç është edhe e ardhmja jonë”.
“Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete por janë një komb, një familje, një zemër, një qëllim. Gëzuar 28 Nëntorin!”, shkroi ai.
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...