Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Shefen e Operacioneve Aktuale në Divizionin për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.
Gjatë takimit, Maqedonci e informoi Viehe mbi zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe mbi planet strategjike për të ardhmen, shkruan Arbresh.info.
Ai theksoi përkushtimin e vazhdueshëm për koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), duke ritheksuar se objektivi kryesor mbetet anëtarësimi në NATO.
Ky synim do të mundësojë që FSK-ja të kontribuojë më fuqishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë.
“Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në avancimin e kapaciteteve të saj dhe forcimin e partneritetit me NATO-n, me qëllim të sigurimit të një mjedisi të qëndrueshëm dhe paqësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...