Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë virtualisht në takimin e 19-të me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.
Në këtë takim fokusi ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.
Postimi i plotë:
Sot së bashku me gjeneral-lejtënant Bashkim Jasharin, morëm pjesë në takimin virtual, të 19-tin me rradhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.
Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.
54 shtetet anëtare në mesin e të cilave dhe Kosova, edhe një herë rikonfirmuam mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me agresionin rus./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...