Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci me rastin e përfundimit të misionit, ka pritur sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Maqedonci e ka falenderuar Ulutash, për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit.
“Me rastin e përfundimit të misionit, sot prita në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Falënderova Gjeneral Ulutaş për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit si dhe rolit në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët. Republika e Kosovës u është mirënjohës gjithë ushtarakëve të vendeve mike, anëtare të NATO-s, që kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe së ardhmes së sigurtë të saj”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...