Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Danijela Barisiç.
Në këtë takim, dyshja diskutuan rreth shumë çështjeve të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, situatën në veri dhe bashkëpunimin ndërmjet ministrive të mbrojtjes së dy shteteve, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rast, ministri Maqedonci e njoftoi ambasadoren kroate, Barisic, rreth objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes në procesin e ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në aspektin e kuadrove të ushtarakëve por dhe investimit në armatime, që po vazhdon përmes blerjeve shtet më shtet, e që në këtë drejtim si shtet partner shihet Kroacia.
“Konferenca FSK dhe partnerët që pritet të mbahet në fund të këtij muaji do t’i kontribuojë konkretizimit të formave të reja të bashkëpunimit me shumë shtete partnere me të cilat ndajmë vlera e qëllime të përbashkëta, duke përfshirë dhe Kroacinë”, tha ministri Maqedonci.
Nga ana e saj, ambasadorja Barisic shprehu vlerësimin e saj të lartë për faktin që Kosova si shtet demokratik ka zgjedhur të ndjekë rrugën e vlerave perëndimore dhe synimin për të qenë pjesë e BE-së dhe NATO-s, për t’i kontribuar stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë në aspektin gjeopolitik./Arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...