Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me homologun e tij turk, Yashar Gyler, në margjinat e Forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalya.
Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan mbi mundësitë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
Maqedonci theksoi se aleanca mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, e ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë, do të luajë një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Aleanca mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turkíye e ndërtuar me mirëbesim do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon.
Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve”, tha ai./Arbresh.info
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...