Maqedonci: Kosova dhe Kroacia kontribojnë për paqe në rajon

22:28 | 31 Korrik 2025
R J

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në paradën e ushtrisë kroate, në rastin e shënimit 30 vjetorit të “operacionit Stuhia”.

Ky operacion i ushtrisë kroate ishe vendimtar në çlirimin e Kroacisë.

Maqedonci tha se në këtë operacion morën pjesë edhe shumë shqiptarë – duke kontribuar në çlirimin e Kroacisë.

Tutje, ka thënë se sot – dy shtetet, Kosova dhe Kroacia kontribojnë për paqe në rajon.

“Në paradën e ushtrisë kroate, për të shënuar 30 vjetorin e Operacionit “Stuhia” (“Oluja”), vendimtar për çlirimin e Kroacisë. I ftuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, z. Ivan Anušić, me nderime e ndoqa këtë parakalim të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, më i madhi i tillë i ushtrisë kroate që nga pavarësimi i Kroacisë më 25 qershor 1991. Operacioni “Stuhia” (Operacija Oluja), ishte një operacion i ushtrisë kroate (HV) i zhvilluar nga 4 deri më 7 gusht të vitit 1995, kundër trupave të kuazi-shtetit të vetëshpallur, Republikës Serbe të Krajinës. I pasuar me luftime deri më 14 gusht, Operacioni “Stuhia” ishte vendimtar në Luftën Kroate për Pavarësi (1991 – 1995)”, ka thënë ai.

“Shumë shqiptarë ishin pjesë e këtij operacioni dhe luftuan krah për krah me ushtarët kroatë, duke i kontribuar çlirimit të popullit kroat dhe pavarësimit të Kroacisë nga Jugosllavia e dominuar nga Serbia. Luftërat në Jugosllavi gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, e kanë përafruar popullin shqiptar me popullin kroat, përballë politikave hegjemoniste dhe kriminale të Serbisë. Kosova dhe Kroacia janë dy shtete aleate që angazhohen për paqe në rajon, sepse shqiptarët dhe kroatët janë dy popuj miq, që besojnë te demokracia dhe fqinjësia e mirë. Ne nuk e harrojmë të kaluarën, andaj do të angazhohemi së bashku që ajo të mos përsëritet”, ka thënë Maqedonci.

 

Mos i humb
  • Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
  • “Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
  • “I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
  • Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
  • Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
  • AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur
  1. 1
  2. 2

Të fundit nga Lajme

  • 22:18 / E Enjte, 31 KorrikRafuna: Bizneset s’janë kundër tregut të hapur energjetik, por jo në këtë mënyrë
  • 22:12 / E Enjte, 31 Korrik“Më dhunuan tre veta – vjehrra më tha ‘mbetëm pa burra dhe pa fytyrë’” rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale
  • 22:04 / E Enjte, 31 KorrikStatuja e Skënderbeut në Prizren e ngjyrosur me të verdhë ari, reagon deputeti Tritan Shehu: Vepër kriminale antishqiptare
  • 21:56 / E Enjte, 31 KorrikDua Lipa merr nënshtetësinë e Kosovës
  • 21:53 / E Enjte, 31 KorrikDalin dokumentet që kompania e përjashtuar nga tenderi në Komunën e Shtimes ka poseduar licencë, për ‘mungesën’ e të cilës u përjashtua nga tenderi
  • 21:33 / E Enjte, 31 KorrikZgjedhje apo konstituim të Kuvendit, Hargreaves: Kosova është në një krizë serioze